Ky është formati i ri i recetës mjekësore, dhe i vetmi që do të pranohet nga farmacistët. Duke filluar nga 1 gushti asnjë mjek nuk do të mund të lëshojë më recetat për ilaçe ku përshkruhet vetëm emri tregtar i barit, pra marka.
Me formatin e ri të recetës, krahas markës, mjekët janë të detyruar të shkruajnë edhe emrin gjenerik të ilaçit, për të bërë të mundur që farmacistët të mos abuzojnë. Kjo parandalon gjithashtu influencat që mjekët mund të kenë nga kompani të caktuara farmaceutike.
Udhëzimi i ri i 11 korrikut, i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, sanksionon se recetat do të jenë të unifikuara si për sistemin publik ashtu edhe për atë jopublik. Në udhëzim sanksionohet gjithashtu se asnjë bar i cili është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Barnave nuk mund të jepet pa recetë nga farmacistët.
Një tjetër risi është receta periodike, e zgjatur në kohë. Për pacientët me sëmundje kronike, të cilët përdorin të njëjtin ilaç në mënyrë të vazhdueshme, procedura do të thjeshtohet ndjeshëm. Ata nuk do të kenë më nevojë të paraqiten çdo muaj te mjeku, por vetëm një herë në gjashtë muaj. Me një kopje të recetës, mund të shkojnë direkt në farmaci për të marrë barnat e nevojshme.
Gjithashtu me udhëzimin e ri farmacistët kanë edhe të drejtën e ekzekutimit të pjesshëm të recetës. Në rastet kur nuk i disponon të gjitha barnat e shkruara farmacisti do të duhet të shënojë ilaçët që i ka dhënë pacientet, sasinë e marrë dhe datën duke e firmosur edhe vulosur. Me dokumentin e ri pacienti mund të marrë ilaçin e munguar në një farmaci tjetër, por tashmë e ka nisur kurën pa vonesa. Farmacia duhet të mbajë një kopje të kësaj recete.
Në dokument paralajmërohen masa dhe penalizime ndaj mjekë dhe farmacistëve që nuk respektojnë formatin i ri të recetës, e cila do të jetë edhe në format elektronik për të gjithë profesionistët.
Komente

DR te bejne dhe kursin kunder anafalbetizmit se me euro behe doktor por shkrimin nuke meson dot Fatmacistet mos te japin antibiotiket pa recete se as ne afrike nuk behet kjo gje DR te vizitojne sipas orareve jo sipas 1mije lekeshit te ri ne tavoline .Kirurget mos ti shesin operacionet se ua kaluan dhe kasapeve .Mjekesi 'falas'me leke ne tavoline nga xhambazet e shendetsise .dr ne vlore le pavionin epediatriise dhe iken se eshte i lodhur mafionerja ortake me dr behet deputete e popullit ne parlament MAFIE qe dhe TOTO RIINA do ta kishte zili
PërgjigjuTek ne e bejne keshtu:Receta elektronike jepet nga mjeku/mjeket,por dergohet gjithemone te e njejta adrese farmacie qe ke zgjedhur vete,zakonisht perzgjidhet ajo qe ke me afer shtepise(mund ta ndryshosh vete adresen e farmacise nese ndryshon adresen e shtepise,ose kur zgjedh nje farmaci qe e shet me lire se tjetra te njejtin ilac/ilace).Farmacia e ka per detyre te te telefonoje cdo dy dite e te lere mesazh/voice mail per 8 dite qe ilaci eshte gati per t'a marre.Ilaci ka emrin,sasine,dozazhin e udhezimin si e kur t'a marresh,kohen e skadences si dhe sa te kohe te drejte ke per refill,ka vetem emrin tend,te doktorit,te farmacise e telefonat perkates e nje leter te stergjate se per cfare perdoret,efektet anesore,alergjite,pasojat,etj.Kjo leter informacioni jepet nga farmacia e nuk eshte e njejta gje me ato fletushkat qe gjen zakonisht te palosura brenda kutive te ilaceve.Kur do t'a rimbushesh,kur behet fjale per ilace per semundje kronike,i telefonon farmacise dhe keta lidhen me doktorin,ka raste qe refill behet automatikisht,po te kesh firmosur me farmacine dhe keshtu s'ke nevoje t'i telefonosh farmacise qe keta t'i kerkojne recete doktorit ,se e bejne vete sipas kontrates qe ke bere me ta.Po te duash kundrejt nje shume farmacite t'i dergojne ilacet dhe ne shtepi po te duash.Duket qe dhe Shqiperia po shkon drejt kesaj rruge.
PërgjigjuMbase ky eshte nje fillim qe Shendetesia ne Shqiperi te kthehet edhe njehere ne rrugen e humanizmit dhe te betimit te Hipokratit, ne raportin qe te pakten ne si qytetare, qenje humane dhe qe perkasim shoqerise humane me moralin dhe vlerat e saj te mund te ndryshojme raportin me biznesin. Te oakten na lini te mendojme dhe te ndjejme qe shendetesia do te jete me humane... Ne 2016 ne UK eshte bere nhe peticion per caksinimin e femijve nga Meningitis B. Ekziston mundesia qe kjo vaksine te jete e vlefshme ose e detyruar ne Shqiperi? Duke mare parasysh te gjithe semundjet infektive qe mund te aktivizohen ne keto temperatura te larta? Natyrisht qe markat farmaceutike ose distributoret farmaceutike ne kete rast do te luajne per biznesin e shperndarjes, por ja qe kjo recete e re elektronike dhe mbase ne kete sesion parliamentary, nqs shendetesia do te jete ne protokollin e dites pèr ligje qe favorizojne keto distributore ...Please don't make us go RED...! Nuk mund te besh biznes me jete njerezish dhe mbi te gjitha me jete femijesh!!
Përgjigju