Armando Broja

Sport

Jo vetëm Parma, kampionët e Holandës kërkojnë Armando Brojën

22 Korrik, 11:30| Përditesimi: 22 Korrik, 11:33

  • Share

Gara për të siguruar shërbimet e Armando Brojës është bërë edhe më interesante, pasi së fundmi në skenë kanë hyrë edhe gjigantët holandez të PSV Eindhoven. Mediat britanike raportojnë se skuadra nga Eredivisie i është bashkuar interesimit për sulmuesin shqiptar, duke e çuar në katër numrin e klubeve që po e ndjekin me vëmendje.

Përveç Parmës në Serie A, si dhe dy klubeve gjermane, Stuttgart dhe Leipzig, tani edhe PSV është pozicionuar si një mundësi serioze për 23-vjeçarin. Pavarësisht interesimit të madh, Chelsea ende nuk ka nisur bisedime konkrete me asnjërën nga palët.

Broja i cili nuk ka shënuar në Premier League që prej shkurtit të vitit 2022, vazhdon të mbetet një profil interesant për shumë klube europiane. PSV e sheh si një lojtar me potencial të madh për t’u rilindur në kampionatin holandez, një ambient ku ai ka luajtur më parë si i huazuar te Vitesse dhe ku la përshtypje pozitive.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Champions: 22/07/2025 12:18

    Shume mire se PsV luajn ne champions league

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?