Jo vetëm për plazh, shqiptarët nga Kosova vijnë në Kukës për peshkim! Qytetarët: Liqeni i Fierzës i ndotur

21 Maj 2023, 20:51| Përditesimi: 21 Maj 2023, 20:54

  • Share

Fundjavat po shfrytëzohen më së miri nga qytetarët e Kosovës, për të cilët jo vetëm bregdeti dhe plazhi tërheqës janë tërheqës në Shqipëri, por edhe peshkimi. Liqeni i Kukësit duket me i përshtatshmi për ta.

Me shumë sesa për të zënë peshq, peshkimi duket një hobi për ta, për të kaluar ditën dhe e shohin si sport me vete.

Një pjesë të mirë të peshkut të zënë që nuk ua përmbush syrin dhe përmasat e lëshojnë sërish në liqen.

U pëlqen shumë e gjithë vija liqenore e Kukësit, por në kushtet aktuale të një situate aspak të pëlqyeshme mjedisore shprehin rezervat për ndotjen....

Tashme niveli i ujit në Liqenin e Fierzës po shkon drejt kuotës maksimale, për shkak të reshjeve e shtimit të prurjeve. Por bashkë me prurjet e ujit në kupenë e liqenit mbërrijnë tonelata mbetjesh, kryesisht plastike që mbushin sipërfaqen e tij. Shpeshherë është ndërhyrë me iniciativa të shoqatave mjedisore, bashkisë apo edhe aksioneve të përbashkëta për pastrimin e tij, por sa here ka reshje përsëritet e njëjta situatë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuksiani: 22/05/2023 07:57

    Ato qe e ndotin me tonelata vijne e peshkojne ne Kukes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?