Pëllumb Pipero duke u vaksinuar

Pipero rasti i parë në Shqipëri, por vetëm në Izrael janë infektuar me COVID 317 qytetarë pasi janë vaksinuar

29 Janar 2021, 11:39| Përditesimi: 29 Janar 2021, 11:53

  • Share

Në Izrael, 317 pacientë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe pasi janë vaksinuar.

Izraeli konsiderohet një nder vendet “kampion” për sa i përket vaksinimit të qytetarëve pasi ka arritur 2.84 milionë ose 30.5% të popullsisë të vaksinohet.

Ata fillimisht kanë nisur fushatën e vaksinimit me Pfizer ndërkohë kanë aprovuar edhe Moderna, por dozat e saj pritet të mbërrijnë në vend në mars.

Numri total i infektimeve në Izrael nga koronavuris ka shkuar 631,226, ndërkohë që ai i viktimave është 4,671 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Kjo shpjegon edhe rastin e Pëllumb Piperos, i cili 14 ditë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID dhe në pritje të së dytës është infektuar me COVID-19.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?