Futbollisti shqiptar i Chelsea-s Armando Broja

Jo vetëm Premier League dhe Seria A, klubi i La Liga-s dërgon agjentë për të ndjekur Armando Brojën

22 Tetor 2022, 14:12| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 14:13

  • Share

Gama e klubeve që kërkojnë shërbimet e Armando Brojës po rritet dita ditës.

Sulmuesi shqiptar pak ditë më parë luajti ndeshjen e parë si titullar me Chelsea-n dhe pikërisht në stadiumin e Brentford është ndjekur nga afër nga skautët e Sevillia-s, klubit që bën pjesë në La Liga. Lajmin e zbulon gazetari Ekrem Konur, i cili nuk bën me dije detaje të tjera.

Broja u përfol fuqishëm edhe për një kalim te Milan, klubi i Seria A që e ndjek prej kohësh. Mirëpo për këdo nuk do jetë e lehtë ta shkëpusë nga Chelsea, pasi londinezët në verë i zgjatën kontratën me 6 vite deri në 2028, ndërsa gjatë merkatos refuzuan 40 mln euro nga West Ham.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?