TIRANË- Kemi parë mesazhe nga më të ndryshme që inkurajuese për mjekët, por kësaj here janë mjekët ata që na motivojnë, se kjo situatë do të mbarojë shumë shpejtë. Me buzëqeshje në sytë e tyre, mbajnë pankartën në duar ku shkruajnë "Ne do t'ia dalim. Mirënjohje për të gjithë mjekët dhe infermierët".
Fotoja është publikuar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastiliu.
“Një përshëndetje të përzemërt nga infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT. Faleminderit që na mbështesni në këto ditë të vështira. Më gëzoi pa masë kjo fotografi dhe ky mesazh inkurajues nga ekipi i jashtëzakonshëm i infermierëve të spitalit infektiv, që meritojnë RESPEKT të thellë për mënyrën se si po përballen me armikun e padukshëm covid19 në shërbim të pacientëve", shkruan ministrja.