Kapiteni zviceran duke bërë shqiponjën dykrenare me duar

Jo vetëm Xhaka e Shaqiri, shqiponjën dykrenare në mes të Rusisë e bëri edhe kapiteni zviceran/FOTO

23 Qershor 2018, 12:05| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 12:10

  • Share

Shqiponja dykrenore e dy futbollistëve shqiptarë në mes të Rusisë emocionoi të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Ky emocion është shtuar akoma më shumë, teksa shqiponjën e ka bërë edhe kapiteni i Zvicrës, Stefan Lichsteiner.

Siç duket në fotot e mëposhtme, kapiteni zviceran ka mbështetur dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, që i dhuruan fitoren Zvicrës kundër Serbisë, duke ju bashkuar gjestit të tyre emocionues.

Ai ka bërë shqiponjën me duar, ndërsa ka dalë dhe në mbrojtje të dy shqiptarëve, të cilët rrezikojnë një dënim nga FIFA, për shkak të simboleve që bënë në fushën e Botërorit, në Rusi.


(Kapiteni zviceran duke bërë shqiponjën dykrenare me duar)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?