"Milan shqiptar". Kështu mund të quhet klubi i Seria A pasi drejtori Igli Tare ka bërë një ofertë zyrtare për belgët e Club Brugge, kjo për të blerë kartonin e mesfushorit Ardon Jashari. 22-vjeçari që luan me kombëtaren e Zvicrës u shpall futbollisti më i mirë i sezonit të fundit në Belgjikë dhe për të ka shumë oferta.
Tare e ka futur shqiptarin në listën e ngushtë të mesfushës dhe ka dërguar për Brugge një ofertë prej 30 milionë eurosh. Nga ana tjetër mediet në Itali bëjnë me dije se klubi belg kërkon deri në 40 milionë euro për të lënë të lirë talentin që pritet të dominojë mesin e fushës në vitet që vijnë.
Brugge dëshiron 40 milionë - Interesi për Ardon Jasharin është i madh nga Bundesliga dhe Manchester United, ndaj Brugge nuk do lëkundet për të pranuar menjëherë ofertën e Milanit. Veç Jasharit, Milani është në negociata edhe me Valencian për Javi Guerran.
Mesfusha e Milanit - Tijjani Reijnders u largua për 75 milionë euro drejt Man. Cityt. Modric ka dhënë "ok" dhe pritet të prezantohet pas Kupës së Botës për Klube. Granit Xhaka ka rënë dakord për një kalim në Milano, ndërsa duhet bindur Leverkusen. Tanimë Ardon Jashari dhe Javi Guerra kanë ofertën në tavolinë. Nga emrat aktualë, Loftus-Cheek dhe Fofana pritet të mbijetojnë në mesfushën e kuqezinjve.
Komente
