Përveç Zcicrës, që ende pret zyrtarim, drejtuesit e federatës po punojnë edhe për një tjetër miqësore të kombëtares në muajin mars. Mundësia më e madhe është që kuqezinjtë përveç ‘helvetëve’, të masin forcat edhe me Turqinë, një tjetër përfaqësuese që merr pjesë në Euro 2024.
Gjithashtu, siç mëson Report TV, alternativat e tjera janë Sllovakia, Norvegjia dhe Peruja nga Amerika Latine. Edhe nëse nuk gjendet marrëveshja për në mars, këto kombëtare mund të ndeshen me Shqipërinë në qershor para Europianit, pasi ashtu si në mars janë dy data të lira nga FIFA për miqësore.