Joan Laporta

Joan Laporta i bindur, Superliga Evropiane nis në 2025! Zbardhen 14 skuadrat pjesëmarrëse

2 Shkurt, 14:48
  • Share

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta zbuloi për RAC 1 se projekti i Superligës Evropiane do marrë jetë në 2025, kjo pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që UEFA mos ndalojë evente të tjera.

Veç kohës së fillimit, kreu i Barçës tregoi edhe 14 skuadrat që deri tani kanë rënë dakord për të qenë pjesë e këtij projekti. Bie në sy se ai ka cekur edhe klube si Inter, Milan, Roma dhe Napoli, që në fillim kanë qenë kundër idesë.

"Superliga Europiane do të nisë brenda 2025-ës dhe në fillim të rrugëtimit nuk do të jenë klubet angleze. Ato e kanë tashmë një Superligë, që është kampionati anglez. Do të jenë Reali e Barcelona, 4 klubet italiane si Interi, Milani, Roma e Napoli, francezët e Marseille, portugezet Porto, Benfica e Sporting Lisbona, holandezet Ajax e PSV dhe belget e Brugge dhe Anderlecht", u shpreh presidenti i Barcelonës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?