Joan Laporta, presidenti i Barcelonës

Joan Laporta: Infantino ishte gati ta pranonte Superligën

23 Janar 2023, 18:05| Përditesimi: 23 Janar 2023, 18:06

  • Share

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta konfirmon se kreu i FIFA, Gianni Infantino ishte gati të dëgjonte klubet për idenë e Superligës. Në një dokumentar të shfaqur në Apple TV, Laporta tregon se Infantino ishte pranë mbështetjes së idesë "Superligë", teksa tani është duke krijuar kompeticionin e tij. Laporta thotë se klubet e respektojnë këtë ide të re, për Botërorin e Klubeve.

"Gianni Infantino ishte gati të mbështeste Superligën. Ai ishte i hapur për të folur për Superligën. Infantino po zhvillon kompeticionin e tij, një Kupë Bote për Klube, duke e bërë atë më të madhe. Ne e respektojmë këtë projekt sepse duket shumë tërheqës”, tha Laporta.

Kujtojmë se Barcelona, Real Madrid dhe Juventus ishin promotore të idesë për "Superligën e Europës", një kompeticion që përfshin skuadrat më të forta në Kontinentin e Vjetër.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?