Joana Qeleshi

Kronikë

Joana Qeleshi zgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë! I shpëtoi vettingut pasi u dorëhoq si kryetare e gjykatës së Durrësit në 2019, e afërt me Argita Berishën

27 Shtator, 14:02| Përditesimi: 27 Shtator, 14:53

  • Share

Joana Qeleshi është zgjedhur kryetare e Dhomës së Avokatisë, duke zëvendësuar Saimir Vishën.

Qeleshi, e njohur për afërsinë me Argita Berishën, e nisi punën si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit më 28 dhjetor 2011. Në vitin 2013 u emërua në krye të Gjykatës së Durrësit nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, që drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion që u shkri me reformën në drejtësi dhe u zëvendësua me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në atë kohë, emërimi i saj pati polemika pasi Gjykata e Durrësit është një gjykatë karriere, në të cilën nuk mund të bëhet emërim direkt nga Shkolla e Magjistraturës. 

Në tetor të vitit 2019, ajo u dorëhoq nga ky post, duke i shpëtuar procesit të vettingut. Asokohe ajo e argumentoi dorëheqjen me shfrytëzimin e një mundësie që i ishte dhënë në sektorin privat. Qeleshi ishte prej 19 muaj nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. 

Më 6 nëntor, KPK vendosi që procesi i rivlerësimit për Qeleshin duhet të ndërpritej bazuar në nenin G të Kushtetutës, i cili u njeh subjekteve të drejtën për t’u larguar nga sistemi me dorëheqje. Për pasojë, Qeleshi humbi të drejtën për të punuar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në vitin 2016, Qeleshi u lakua dhe u akuzua për vendimin për të njohur Pal Seçunin si pronar të 45 mijë metra katrorë tokë e pemishte, më parë pronë e shtetit në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës. Në 24 mars 2017, ajo i shpëtoi shkarkimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i mbledhur me kërkesë të ministrisë së Drejtësisë. 

Më 10 shtator të vitit 2007, Qeleshi u pajis me prokurë të posaçme nga biznesmeni i përfolur serbo-boshnjak-britanik Damir Fazlliç, mik i Sali Berishës, për të bërë regjistrimin e një kompanie të tij në Qipro. Qeleshi punonte në atë kohë në studion “Kola&Associates” të avokates tjetër Flutura Kola, ish-ortake në biznes e Argita Berishës. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veleçik: 27/09/2025 17:22

    O Shqiptarë! Krimineli Berisha gërthet gjodo ditë kundra Drejtësisë që ai e ka 65% të drejtësisë në Shqipëri, dhe ne presim drejtësi me këto Gjykatës&Prokuror që komandohen nga një miliardere Argita Qen Berisha.

    Përgjigju
  • dori: 27/09/2025 16:36

    Koka e krimit në drejtësi është AVOKATIA,këta kriminel ndajnë lekët me gjyqëtarë e prokurorë... Tani që vunë këtë hajduten e treguan fytyrën e ndyrë që kanë.

    Përgjigju
  • tefik: 27/09/2025 14:36

    Dhome e hajduteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?