Joe Biden me familjen

Bota

FOTOLAJM/ Joe Biden shfaqet për herë të parë në publik pas diagnostikimit me kancer

25 Maj, 08:48| Përditesimi: 25 Maj, 09:13

  • Share

Ish-presidenti amerikan Joe Biden është shfaqur për herë të parë në publik pas diagnostikimit me kancer në prostatë.

Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij, raporton NBC News.

Në fotografitë e publikuara në 'Insta Story' nga ish-zonja e parë, Jill Biden, dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ai dhe Jill Biden shihen përkrah anëtarëve të tjerë të familjes dhe të buzëqeshur  duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II nga shkolla “Salisbury School” në Salisbury, Connecticut.

“Gjyshe dhe gjysh krenarë! Urime Hunter, jemi shumë krenarë për ty”, shkruhej në mbishkrimin e zgjedhur nga Jill Biden për të shoqëruar njërën nga fotot e postuara.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?