Joe Biden sqaron: SHBA-të nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit

13 Janar, 22:09| Përditesimi: 13 Janar, 22:30

  • Share

Presidenti i SHBA, Joe Biden kishte një mesazh të prerë pasi votuesit në Tajvan zgjodhën president të ri të shtunën. Pas qëndrimeve të ashpra të Kinës kundër Lai Ching-te që u zgjodh president, Biden tha se SHBA-të nuk e mbështesin pavarësinë për Tajvanin.

Lai Ching-te vjen nga një parti që favorizon pavarësinë nga Kina.

Por pavarësisht kësaj deklarate, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se mbështet dialogun mes Taipeit dhe Pekinit dhe pret që dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Tajvanin si shtet dhe e konsiderojnë Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime. Megjithatë, SHBA i ofron Tajvanit ndihmë të konsiderueshme ushtarake.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?