Joe dhe Sophie

VIP & Spektakël

Joe Jonas dhe Sophie Turner në pritje të fëmijës së tyre të parë

13 Shkurt 2020, 18:38| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 18:42

  • Share

Çifti i njohur i showbiz-it, Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë zbuluar se tashmë janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre një vit më parë në Las Vegas dhe lajmi i shtatzënisë i ka lumturuar pa masë.

“Sophie ka zgjedhur me kujdes veshjet për të qenë sa më komode me ndryshimin e trupit të saj”, ka treguar një burim për revistat e huaja.

Kujtojmë se Joe dhe Sophie nuk kanë hezituar asnjëherë t’i bëjnë surpriza njëri-tjetrit, duke treguar edhe publikisht dashurinë e madhe që gëzojnë prej kaq vitesh.

Foto nga dasma e tyre

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?