Johnny Depp dhe

VIP & Spektakël

Johnny Depp në një lidhje? Përflitet se bëhet fjalë për ish-avokaten e tij

22 Shtator 2022, 22:33| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 22:32

  • Share

Johnny Depp mund të mos jetë më i lirë. Sipas “The Sun”, në horizont kemi një romancë të re mes Johnny Depp dhe ish-avokates së tij, Joelle Rich, e cila e ka përfaqësuar aktorin në gjyqin e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimet thonë se kanë super kimi dhe se lidhja është serioze. “Mes tyre është diçka serioze. E kanë seriozisht”. Burime të tjera shprehen se gjithçka është shumë diskrete dhe se Depp dhe Rich takohen nëpër hotele, për ta mbajtur private lidhjen.

Rich, teknikisht dhe ligjërisht është e martuar, por po bën procedurat e divorcit me bashkëshortin, me të cilin ka 2 fëmijë. Jollie ka qenë avokatja e Johnny Depp në gjyqin e mbajtur në vitin 2018, kundër Amber Heard.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?