Johnny Depp nënshkruan marrëveshjen marramendëse me 'Dior'

14 Maj 2023, 13:35| Përditesimi: 14 Maj 2023, 13:36

  • Share

Marka luksoze “Dior” ka nënshkruar me aktorin Johnny Depp një marrëveshje marramendëse, duke shënuar paktin më të madh të parfumeve për meshkuj.

Bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare me vlerë mbi 20 milionë dollarë, gjë që eklipson marrëveshjen prej 12 milionë dollarësh të Robert Pattinson për të shërbyer si zëdhënës i paktit 7 milionë dollarësh të ‘Dior Homme’ dhe Brad Pitt për të promovuar ‘Chanel No. 5’.

Një burim i njohur me industrinë e parfumeve thotë se shumica e figurave të njohura me marrëveshje parfumesh nxjerrin rreth 2-4 milionë dollarë në vit si Chris Pine, marrëveshja e të cilit me “Armani-n” vlerësohet në 4 milionë dollarë në vit gjatë 3 viteve.

Që nga viti 2015, Johnny ka shërbyer si imazh i “Dior Sauvage”, me një fushatë reklamuese që mbështetej në imazhin e tij si një roker.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?