Johnson drejt Brukselit për të negociuar lidhjet me BE-në pas Brexit

9 Dhjetor 2020, 10:20| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 10:26

  • Share

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë sot për në Bruksel për të zhvilluar bisedime për marrëveshjen tregtare pas Brexit, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Dy zyrtarët pritet të negociojnë në darkë, meqë bisedimet mes të zyrtarëve të angazhuar në këtë çështje Michel Barnier dhe David Frost nuk kanë rezultuar me sukses.

Mospajtimet kyçe kanë të bëjnë më të drejtat për peshkim, rregullat e konkurrencës dhe politikave të marrëveshjes.

Më 31 dhjetor do të skadojë periudha e trancizionit për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, që nënkupton se autoritetet britanike nuk do të bëjnë tregti sipas rregullave të bllokut evropian.

Nëse nuk pajtohen, të dyja palët do të bëjnë biznes sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, që i bie se do të aplikojnë tarifa në importet e njëra-tjetrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?