Jonida Maliqi po kalon pushime të mrekullueshme në Marrakesh të Marokut.
Por një foto e saj e fundit ka sjellë reagimin e moderatorit Eni Shehu.
Ajo është shfaqur duke buzëqeshur me dy majmunë të vegjël të lidhur me zinxhirë.
"Ata majmunë vuajnë pafund në atë gjendje me zinxhirë...janë torturuar që të 'zbuten'. Imagjino të na lidhin ne e të na përdorin si atraksion turistik...Të lutem e gjithë bota po përpiqet t'i luftojë ata njerëz-kafshë që shfrytëzojnë kafshë të pambrojtura për të nxjerrë para. Pls hiqe atë foto", kështu ka komentuar Eni.
Jonida nuk ka pritur që t'i kthejë përgjigje moderatorit.
“Zemer nuk e ndryshoj dot fatin e tyre por gjithsesi ishte eksperience shume e bukur”, i ka komentuar ajo.
Komentet e tyre më pas janë fshirë.
Komente

silikon-beauty, qe drejtojen me fjalen "zemer" dhe sbejne dallim mes kafshes-njeriur!
Përgjigju