E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për eksperiencën e saj në Eurovizion, për të cilën thotë se ka qenë e paharrueshme. Suport nga mbështetësit, por edhe një performancë që do të na duhet kohë që ta shohim sërish, karakterizuan pjesëmarrjen e saj në ngjarjen më të rëndësishme muzikore të vitit.
Megjithatë, edhe pse e ka shijuar si eksperiencë, Jonida thotë se rrugëtimi nga festivali I Dhjetorit deri në Eurovizion ka qenë një punë e madhe.
“Kam qarë pafund. Njerëzit zakonisht shohin vetëm pjesën pjesën sipërfaqësore, nuk arrijnë dot të perceptojnë punën e madhe dhe të lodhsme të rrugëtimit që nga dhjetori 2018 deri në maj 2019, ka qenë luftë psikologjike, kisha një përgjegjësi shumë të madhe. Shenjohet direkt këngëtari. Rrugëtimi ishte i vështirë sepse ne shqiptarët kemi një problem shumë të madh: Nuk dimë të bashkëpunojmë. Gjithmonë krijojmë barriera njëri tjetrit, ndoshta pa arsye, ndoshta edhe për arsye të tjera kur të gjithë duan të përfitojnë. Nuk ka qenë eksperiencë e lehtë. Sidomos bashkëpunimi me RTSH, hera herës më është dashur të bëj edhe kompromise. Nuk u bë e mundur ardhja e regjisorit. Përjetova një ankth të madh, thoja ç’mu desh mua që erdha këtu!”, thotë në “Rreze Dielli” Jonida Maliqi.
Lajmi kryesor: