Jonida Vokshi

Jonida Vokshi do të bëhet nënë për herë të dytë: Rrugëtimin në 'BBVK' e kam nisur vetë e dytë

3 Shkurt 2023, 22:24| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 22:55

  • Share

Moderatorja Jonida Vokshi do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije gjatë hapjes së prime-it të sotëm të “Big Brother VIP Kosova”.

“Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë lajm me ju. Këtë rrugëtim kaq të mbushur me emocione, e kam nisur vetë e dyta,”-u shpreh Jonida. Moderatorja dhe aktori Besnik Krapi do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja kanë edhe një vajzë të quajtur, Emi.

Ndërkohë Jonida nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës së dytë. Ajo prej disa javësh moderon spektaklin “BBVK” bashkë me Alaudin Hamitin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?