Erion Veliaj dhe Jonida Vokshi

Jonida Vokshi i bashkohet Veliajt në nismën për mbjelljen e pemëve, kryebashkiaku: E kthejmë “Kodrën e Shën Prokopit në pyll

18 Nëntor 2020, 12:19| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 12:22

  • Share

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve.

Ajo mbolli në Parkun e Liqenit të Tiranës, një pemë për vajzën e saj, Emin. Prezantuesja e njohur televizive zgjodhi një manjolë për vajzën e vogël, të cilën e mbolli në Kodrën e Shën Prokopit, pranë Amfiteatrit të Tiranës, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nëse të gjithë bëhen bashkë në këtë nismë, ndryshimi vjen. “Kur mbjell një pemë, dikush mund të thotë: ‘një pemë në një pyll kaq të madh, nuk ka asnjë vlerë’, por ku e bëjnë mijëra njerëz përditë, do të kemi mijëra pemë. Ne e bëmë prej 5 vitesh me shumë dashuri. Nuk është një pikë në oqean, por janë disa pika që e mbushin të gjithë këtë det të mirësisë, që ne duam të kultivojmë në qytetin tonë”, tha ai.

Veliaj kujtoi si ka qenë para 5 vitesh Amfiteatrin e Liqenit dhe si është sot. Madje, në Kodrën e Shën Prokopit nuk kishte asnjë pemë, por që sot po kthehet në pyll. Ai shtoi se të njëjtin transformim do të ketë edhe Kisha, e cila do të rikthehet në identitet.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mark: 31/10/2024 15:51

    6NE VERI DUHEN MBJELLE 100 MILION PEME...ARRA,,molle,,lajthi,,,bajame,,geshtenja. ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?