Aktorja Jonida Vokshi ka qenë gjithmonë shumë fanatiek për sa i takon jetës së saj private. Deri më tani nuk dihej nëse ajo ishte në një lidhje dashurie apo jo, veç thashethemeve të shumta që u bënë në lidhje me të dhe DJ Sardin.
E ftuar në 'Xing me Ermalin' ajo ka hapur zemrën dhe ka treguar për dashurinë e saj dhe lidhja është aq serioze sa së shpejti ka dasmë.
Ai quhet Besnik Krapi dhe është producent dhe aktori i serialit kosovar “O sa mirë”. Jonida dhe Besniku e kanë ruajtur prej vitesh lidhjen e tyre jashtë syrit të publikut.
“Unë me Besnikun jam njohur tek seriali ‘O sa mirë’ pasi ishim të dy pjesë e kastit. Ishim në fillim miq dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam. Ishte si dashuri me shikim të parë pasi kishte një lloj shkëndije”, u shpreh Jonida.
Komente

Obobo u martua kjo....
Përgjigju