Jonida Vokshi

Jonida Vokshi zbulon vështirësitë që ka kaluar mbrëmë në 'BBV'

13 Dhjetor 2022, 20:29| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 20:32

  • Share

Moderatorja Jonida Vokshi ka zbuluar se mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit të spektaklit BBV Kosova nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Përmes një videoje të publikuar në profilin e saj, Jonida tregon se ka qenë gjatë gjithë kohës me ethe, që vijojnë edhe sot. Ajo shprehet mes të tjerash se këto janë prapaskenat e atyre që dalin në ekran.

“Shpresoj të jeni mirë me shëndet. Unë kam kaluar një natë me ethe, me kollë dhe këto janë prapaskenat e personave që dalin në ekran. Në Prime-in e mbrëmshëm kam qenë me ethe gjithë kohës, nuk kam qenë në gjendjen time me të mirë”, thotë Jonida.

Mes shumë angazhimeve, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilëve iu ka dhënë mundësinë t’i drejtojnë pyetje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?