Pedagogia Jonila Godole dhe Parashqevi Simaku

Jonila Godole për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën! I ka kënduar Partisë edhe pas viteve ‘90

17 Dhjetor, 16:26| Përditesimi: 17 Dhjetor, 16:33

  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut.

Pedagogia Jonila Godole me anë të një postimi në rrjetet sociale ka tjetër mendim. Ajo thotë se ndjesia e parë që ndjeu ishte keqardhje si nënë, grua dhe njeri. Por nga ana tjetër ajo shkruan se Parashqevia si para viteve 1990 dhe pas saj, i ka kënduar partisë.

Madje Godole ka publikuar edhe disa postime të Parashqevisë në Facebook, e cila e cilëson Enverin Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën, si çifti që e kthyen Shqipërinë në Parajsë.

Ndër të tjera Godole shkruan se Simaku mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo sipas Godoles i ka pasur të dyja.

"Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë. Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin. Së treti, kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon, ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen... Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.

Parashqevia simbolikisht ka qenë kolona zanore e brezit tim, në një periudhë liberalizimi diku nga fundi i viteve 1980. Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja. Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk  largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës", shkruan ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit DAUTAJ: 18/12/2024 16:45

    Jonida ke dashuron sot ne politike dhe qeveri qe i ka shpatullat e ngrohta dhe flet per kohen ne periudhen e dictatures se prolétariat sikur ishte Enveri idhulli. Kur prolétariat derzon pushtetin e tij si Jorida e shtypin ate qe quhet populli i vaer shqiptar. Sot fol sić te kete qejfi dhe hitlérienne mund tabejnehero me oerigjine shqiptare. Dje jo. Korrupsioni i asaj kohe solli ne pushtet bijte komuniste qe me demokraci u bene milliardaire. Kurse komunizmit i nummeruan ku deshen çdo gje.

    Përgjigju
  • Marjeta: 18/12/2024 09:54

    Edhe prinderit e tu e fisi e gjith populli i ka recitu kendu dhe i eshte gjendur atij regjimi ,edhe sot ikendojn ,se jemi ne femokraci dhe e ke lirin e fjales ,kenges ,interpretimit sic ta thot zemra Mos e gjykoni po njelutje ????????????????qe te behet mire e te takoj gjakun e vet ,te birn ????☝️

    Përgjigju
  • xhimi: 18/12/2024 09:52

    Po ti shurramania e vogel ke adhuroje ti, Po zaten, ju tipat pa shtylle kurrizore, thoni idiotlleqe te ketij tipi, po nuk thoni kurre gjene e duhur ne kohen e duhur. Jam i sigurt se nenkomunizem ti do ishe me and flakta, ne demokraci me antikomunistja , ne kore me duartrokitesja, ne Usa me republikania, nese jeton ne Teksas, e me demokratja nese jeton ne Florida. Po hajt mo ka shume si ju e sbini ne sy

    Përgjigju
  • Ame rika 5445: 18/12/2024 09:37

    Znj . Godole ! Nuk vlejne GJINIA , HONORARET e TJERA qe keni ?? Karakteri , Morali , Dinjiteti e Profesioni Juaj etj i KENI SHUMEZUAR me ZERO ! Po KARAKTERI JUAJ I ERRESUAR nga URREJTJA , MELLEFI , HAKMSRRJA PRIMITIVE e FEUDALE e SHPALOSET VETE pa Asnj INDICIE ! TURP e VETEM TURPE !

    Përgjigju
  • Adi: 18/12/2024 04:16

    Parashqevi i këndoi kohës së cilës jetoi! Parashqevi s'ka mundur me i këndua e thurë vargje mbretëreshës Victoria apo Donald Trump!

    Përgjigju
  • Iris: 18/12/2024 03:40

    Znj.Godole,pasi lexova deklaraten tuaj per znj.Simaku,u bera kurioze e kerkova te mesoja me shume per ju ne Google per te kuptuar origjinen e gjithe kesaj /bitternes/ kundrejt kengetares se famshme.Dhe nuk u zhgenjeva.Ju keni te drejten e opinionit tuaj,ashtu si cdo kush tjeter,por mund te verej se dhe juve u ka mbetur ora te Enveri e Nexhmia.Ju dhe Parashqevia ndani adhurimin dhe urrejtjen per Enverin njelloj.Ndoshta ne deklaraten tuaj ka dhe nje fare zilie ndaj fames e suksesit se kengetares,sepse jam e sigurte qe sikur neser te nderonit vendet me Parashqevine ne ate stacion te NY,asnje shqiptar nuk do te te kishte njohur e treguar vemendje per ty,kurse per Parashqevine reagoi i gjithe vendi.

    Përgjigju
  • n/a: 18/12/2024 02:35

    Doli edhe kjo që Shkullaku si gjithmonë i kthjellët i thoshte: flet si e ëma e Zeqos ne maje te thanës! Nuk kishte nevojë fare që të broçkulliste edhe kjo. Në se donte të ndihmonte sh mirë nëse jo prapë shumë mirë dhe të shikonte punët e saj. Çfarë qenie e neveritshme dhe mëkati që luan rolin e gjykatësit dhe jo të mëkatarit në mish! Zhduku moj debile dhe leri njerëzit në hallin e tyre se nuk janë marrë me fonde shoqatash dhe punë pëllumbash. Do e nxirrte edhe kjo emrin e vet duke harruar që në fakt tregon që është idiote siç e tha Armandi!

    Përgjigju
  • Doka: 18/12/2024 00:27

    Si ka mundesi je kaq palaco grua o Godole

    Përgjigju
  • Xxx: 17/12/2024 22:41

    Si mundet nje femer te kete kaq zemer te zeze!Kujdes zonje se ekziston karma

    Përgjigju
  • Sheqere: 17/12/2024 22:27

    Jonida ti je nje bushtër

    Përgjigju
  • Meri: 17/12/2024 21:22

    Regjimi,është pjesë e historis sonë,sipas teje,të gjithë ata artist të talentuar,që na kan argētuar gjat asaj periudhe,duhet ti urrejmë ??? Të duash Enver Hoxhë qënka mēkat,të duash Sali Berishēn ish-sekretarin e partis komuniste,ç'far ēshtë ?...Nē këtë vend nuk ka ndryshuar asgjë,iku Enveri e Ramizi,erdhi Saliu,Metà e Edi.

    Përgjigju
  • dori: 17/12/2024 20:53

    ja ke fut kot o jonila ....paske zili qe ate e duan te gjithe....

    Përgjigju
  • resi: 17/12/2024 16:53

    Je pedagoge ? E habit eshte per menyren si shprehesh per te famshmen Parashqevi Simaku.Po mos kendo he kenfe per Enverin dhe Patti e te carbon prej llape dhe nuk ishte zvjedhhe por diktat. Megjithate je shume e oallogaritwshme para Parashqevise ne opinionin shqiotar

    Përgjigju
    • Besnik Pelinku: 17/12/2024 22:38

      Kur e ke kryer shkollen Godole.E gjithe klasa politike eshte e lidhur me parting e punes.Ju sjeni humane.Mos noto kunder rrjedhes.Per 10 vite me radhe 1980 - 1990 ka qene xhevahiri I ketij vend.Sedra , egoja e divorci e kane shkatrruar.Ta ingranojme ne jeten e perditshme.Parashqevi Simaku siq thote nje koment ajo ka qene nje interpretuse e jashtezakonshme.Per ne ka kene dive , margaritar nje yll I skenes. Mos ta harrojme Agim Doçin qe per mua eshte poeti me I madh I 40 viteve.Dhe nderroj jete pa marre pencion special .Nuk na kushton me e ndihmu Parashqevi Simakun keto dite.Respekt per tekstin, muziken interpretimin per te gjithe.Nuk krahasohet teksti I sotem , muzika e interpretimi I kengetarve per degjenerimin qe na japin.

    • Jeno Stana: 17/12/2024 20:26

      E kaluara është produkt i kohës, ajo që ndodh, është brenda saj.Parashqevia interpretonte këngë, nuk bënte këngë. Ti, me sa kuptoj, bullizon vetëveten, ajo këndoi dhe e kultivoi këngën shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?