Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Al Nassr, skuadrës saudite ku aktivizohet Cristiano Ronaldo. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dhe tekniku portugez pritet të nënshkruajë kontratën e tij të re të hënën e ardhshme.
Jesus do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite së bashku me stafin e tij teknik për të finalizuar marrëveshjen, që do të jetë një vjeçare, me opsion rinovimi në bazë të rezultateve.
Ky do të jetë angazhimi i tretë i Jorge Jesus në futbollin saudit, pas dy eksperiencave me Al Hilal, më e fundit prej të cilave përfundoi në sezonin 2024-25. Rikthimi te Al Nassr konsiderohet si një hap strategjik nga klubi për të ndërtuar një ekip fitues rreth Cristiano Ronaldos dhe yjeve të tjerë të skuadrës.
Te Al Nassr, Jorge Jesus do të ketë mundësinë të punojë jo vetëm me Cristiano Ronaldon, por edhe me një tjetër portugez, Otávio, duke krijuar një bërthamë luzitane në një prej klubeve më ambicioze të Lindjes së Mesme.
Komente
