Kultura

“Jorgoja i Tropojës”, një rrëfim nga thellësitë e realitetit të jetës nga Bislim Ahmetaj

11 Nëntor 2021, 22:52| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 22:57

  • Share

“Jorgoja i Tropojës", nis me një titull që zgjon habinë e lexuesit, por ky titull është thjesht një paralajmërin se 26 tregimet e autorit Bislim Ahmetaj trajtojnë tema dhe subjekte të rralla.

‘E kam njohur Bislimin prej kohësh, por kur lexova këtë libër kuptova se nuk e njihja sepse zbulova një Bislim më të mençur.’- tha Ilir Kadia.

Libri i botuar nga Skanderbeg Books u promovua këtë të mërkurë. Administratori i kësaj shtëpie botuese Van Den Broeck shprehu vlerësimet për librin që trajton  temat e mprehta sociale, duke patur në fokus ngjarje dhe personazhe reale.

Shkrimtarja Flutura Açka e vlerësoi vëllimin me tregime si një prurje në letrat shqipe

‘Tregimi është një zhanër sqimatar, që shkruhet rrallë në letrat shqipe dhe për këtë Bislimin i janë dashur vite për t’i botuar. Është një libër që mbahet mbi komodinë dhe të bën ta rilexosh’- u shpreh Flutura Açka.

Libri është botuar me parathënien e Rezarta Reçit. Aktori Naum Shundi përmes leximit të tregimit “Udhëheqësi i Birinxhukit" ka nxjerrë në pah nëntekstin satirik dhe vlerat stilistike të tregimit të Bislim Ahmetaj. Vetë autori Bislim Ahmetaj në shenjë mirënjohjeje, ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e këtij botimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?