Ish-deputetja e Partisë Demokratike, jorida Tabaku

Tabaku: Qeveria përjashton nga TVSH-ja importin e jahteve, por s'fal taksat për bizneset e prekura nga COVID-19! Është në shërbim të oligarkëve

14 Prill 2020, 20:02| Përditesimi: 14 Prill 2020, 20:35

  • Share

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon qeverinë se në këto ditë të vështira ku vendi po përballet me COVID-19, ka hartuar ligje për të favorizuar ata që blejnë jahte.

Duke i quajtur si të privilegjuarit e qeverisë, Tabaku shkruan se deputetët e PS kanë hartuar ligje që do të përjashtojë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) importin e jahteve, në një kohë që refuzojnë sipas saj që të falin taksat dh tatimet për bizneset e prekura nga COVID-19.

Sipas ish-deputetes një fakt i tillë është tregues se qeveria mendon vetëm për oligarkët.

"As më shumë dhe as më pak janë të gjithë ata që importojnë jahte dhe mjete të tjera lundruese. Është jashtë çdo logjike normale ekonomike dhe njerëzore që në këto ditë të vështira për shqiptarët qeveria shqetësohet dhe harton ligje për të favorizuar ata që blejnë jahte.

Për më shumë se 5 javë, nisur nga situata e vështirë e pandemisë, opozita ka kërkuar faljen e taksave dhe tatimeve për biznesin e vogël dhe të mesëm si një rrugë për të lehtësuar dhimbjet që po shkakton virusi në ekonomi. Përgjigja e vetme ishte refuzimi kategorik dhe sulmi politik nga ana e kryeministrit. Në kushtet kur paketat ekonomike të qeverisë janë thjesht deklarata dhe aspak të prekshme për  shqiptarët, deputët socialistë kanë çuar në datën 10 prill në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që do të përjashtojë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) importin e jahteve. Pra disa ditë pasi i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në kokërr më kokërr, qeveria merr vendimin për të përjashtuar importuesit e jahteve.

Me këtë akt qeveria e zgjidh fare lehtë qesen kur bëhet fjalë për blerësit e jahteve, ndërsa për 3 milionë shqiptarët nga të cilët mbi 500 mijë janë të punësuar në privat e njëjta qeveri nuk ka parà. Qartë e më qartë e ditë pas dite për 7 vjet me radhë , me çdo veprim dhe ligj të miratuar kjo qeveri dhe ky kryeministër tregojnë se janë thjesht dhe vetëm në shërbim të oligarkëve dhe jo të shqiptarëve. Tashmë ata e dinë mirë dhe e kanë kuptuar  se kush është shqetësimi i vërtetë i kësaj qeverie që në kulmin e krizës shqetësohet që të heqë taksat për jahtet në vend që të lehtësojë nga detyrimet ata që janë në kushte më të vështira dhe kanë vërtet nevojë për ndihmën e shtetit", shkruan Tabaku.

Dokumenti i publikuar nga Jorida Tabaku

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban: 15/04/2020 09:00

    Socialistet e sotcem jane socialiste per te pasurit. Dhe votat i duan nga te varferit

    Përgjigju
  • Haha: 14/04/2020 22:26

    Balon Tabake

    Përgjigju
  • bossi: 14/04/2020 20:20

    po shum mir e ka shteti se ai qe blen nje jaht 200-300 mij euro eshte gjynaf duhet ti japi dhe naj lek ta mirmbaje

    Përgjigju
  • redi: 14/04/2020 20:14

    PS po aplikon metdat ekonomike te dhathta prandaj mblidhen 27% te GDP . Te paguajne si ceco ato qe importojne per lux. Nuk behet progresi ne wkonomi me lobingje por me taksim te ndershem dhe progresiv.Mos ndishta opozita shtepiake luan rol ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?