Jorida Tabaku

Politikë

Tabaku ndan historinë e avokates në Tiranë: Shtresa e mesme po zhbëhet nga sistemi i pandershëm

18 Prill, 14:49| Përditesimi: 18 Prill, 14:56

  • Share

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, solli në vëmendje historinë e Marselës – një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të ndershëm të shtresës së mesme që luftojnë çdo ditë me një sistem ekonomik të padrejtë.

“Marsela me dy diploma, me studime në Itali, hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë. Por tarifat e larta, tatimet e papërballueshme dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e çuan në kufijtë e mbijetesës”, – tha Tabaku.

Tabaku theksoi se, ndonëse Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për taksimin e profesionistëve të lirë, Marsela dhe shumë të tjerë vazhdojnë të paguajnë taksa dhe detyrime të padrejta. Ato kanë mbetur me 2 apo 3 klientë në muaj dhe të ardhurat nuk u mjaftojnë as për të përballuar jetesën.

“Historia e Marselës është historia e shumë profesionistëve të ndershëm që e nisin ditën herët dhe e përfundojnë vonë, por që nuk arrijnë të sigurojnë një të ardhme me dinjitet për familjet e tyre. Është historia e shtresës së mesme në Shqipëri – shtyllës kurrizore të ekonomisë, e cila sot është lënë në harresë”, – vijoi Tabaku.

Ajo u zotua se kjo situatë do të ndryshojë dhe se Partia Demokratike ka një plan të qartë për të çliruar profesionistët e lirë nga padrejtësitë fiskale dhe për të vendosur shtresën e mesme në qendër të politikave ekonomike.

Historia e Marselës është historia e shumë avokatëve e profesionistëve të lirë në Shqipëri që përballen çdo ditë me sfida të pamundura ekonomike dhe me një sistem që nuk i mbështet, por i ndëshkon.

Me dy diploma dhe me studime të kryera në Itali, Marsela u kthye në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e saj. Hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë, me shpresën se përmes punës së ndershme do të mund të siguronte një jetë më të mirë për veten dhe dy vajzat e saj. Por përballja me realitetin shqiptar ishte e ashpër.

Tarifat e larta, tatimet e rënda dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e bënë të pamundur që Marsela të mbijetonte financiarisht. Ajo, si shumë të tjerë, u përball me një treg të ngarkuar me konkurrencë të pandershme dhe dosje që zvarriten për vite të tëra në gjykata, pa asnjë garanci për rezultat.

Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të pavlefshëm ligjin e taksimit për profesionet e lira, për Marselën dhe shumë kolegë të saj nuk ka ndryshuar asgjë. Ato pak të ardhura që siguron nga 2 apo 3 klientë në muaj, vazhdojnë të gërryhen nga një regjim tatimor abuziv dhe një sistem që refuzon të dëgjojë.

“Historia e Marselës është historia e shtresës së mesme – njerëz të ndershëm që punojnë me orë të gjata, me përkushtim dhe profesionalizëm, por që nuk arrijnë të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme për familjet e tyre.

 

Ky realitet duhet të ndryshojë. Për Marselën, për vajzat e saj dhe për të gjithë ata që duan të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Ka ardhur koha që Shqipëria të vendosë në qendër njerëzit e punës, profesionistët e ndershëm dhe shtresën e mesme që është shtylla e një ekonomie të shëndetshme.”

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?