Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, Jorida Tabaku ka folur nga Korça për amnistinë fiskale, nismë e propozuar nga qeveria, duke thënë se është kundër saj pasi pretendon se favorizon korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Unë kam 3 vite që flas kundër amnistisë fiskale dhe është një temë që do ta flas edhe sot më studentët, mendoj që Shqipëria e 2022 nuk meriton të diskutojë ligj për të falur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Është e pabarabartë përballë ligjit, është jo e drejt, arrogante dhe qytetarët e Korçës që paguajnë taksa me një normë 90% nuk e meritojnë këtë trajtim nga qeveria”, tha Tabaku.
E pyetur për protestat e paralajmëruara, Tabaku u shpreh se nuk është vetëm rruga mënyra për të protestuar.
“Unë besoj që ka ardhur dita të flasim me të rinj, t’ua lemë fjalën të rinjve, ka mënyra të ndryshme si bëhet opozita me fjalë, argumenta, protestë. Unë besoj se e kam treguar që di ta bëj, s’ka rëndësi ku e bëj në sallë apo në rrugë”, tha Tabaku.
Sa i përket paketës fiskale, Tabaku tha se nuk e kupton ngutjen e mazhorancës pasi Shqipëria ka nevoja të tjera për të dalë nga kriza.
“Qeveria Shqiptare te ofrojë atë që nuk e ofroi gjatë pandemisë. Është e vërtetë që kemi një prekje të ekonomisë nga kriza botërore por pjesa më e madhe e prekjes është nga kriza shqiptare”, tha Tabaku.
Ndërsa për takimin e radhës të negociatorëve të mandatuar Gazment Bardhi dhe Edi Paloka për të sjellë bashkimin e PD që të shkojnë në zgjedhje me kandidat të përbashkët, e pyetur nëse ka tym të bardhë, Tabaku tha zgjodhi të mos jepte asnjë koment.
“Pyet negociatorët...” – u përgjigj deputetja demokrate.
O Mira kumpira po çfar do të thot komenti jot vetëm ti e di. Që kto miljarda i nxjer nga xhepi sikur të jen guraleca o Mira karkaleca. Üo dhe guraleca të jen si bën dot 7 miljard o mira kumpira.
PërgjigjuPse jo mi. 7 miliarde euro per vete dhe nje per Shqiperine. Pastaj meqe eshte e ngrohte vera e Judes qe pite, ta votoni edhe juve. Mbase kapni ndonje miliarde si grup.
PërgjigjuBalona Tabake kryehajdutja e partis wc pd lef pa pushim se mendon duke lefur pa pushim fiton shum. Po kjo monstër haron që populli Shqiptar i njef shum mir e nuk gabon më me kshu lloi mbetjesh si tipi ksaj që lef pa pushim.
Përgjigju