Deputetja Jorida Tabaku

Politikë

Jorida Tabaku: Shqipëria me pagën minimale më të ulët në rajon, shtresa e mesme po mbytet nga taksat e padrejta

4 Shtator, 16:20| Përditesimi: 4 Shtator, 16:21

  • Share

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e pagave dhe taksimit në Shqipëri.

“Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Sot, shqiptarët përballen me realitetin e hidhur: paga minimale më e ulëta në rajon dhe një sistem taksash të padrejtë që rëndon mbi punën dhe shtresën e mesme. Ndërkohë, ekonomia punon vetëm për pakicën,” – shkruan Tabaku.

Duke iu referuar të dhënave të fundit të Eurostat, Tabaku thotë se paga minimale në Shqipëri është 408 €, pra 200 € më pak se në Serbi,189 € më pak se në Maqedoninë e Veriut, 262 € më pak se në Mal të Zi.

Tabaku thekson se shqiptarët kanë fuqinë blerëse më të ulët në rajon, me mbi 40% të buxhetit familjar që shkon për ushqime, ndërsa çmimet rriten çdo ditë për shkak të monopoleve të mbrojtura nga qeveria.

“Ky sistem i padrejtë po shkatërron shtresën e mesme, po largon mijëra shqiptarë drejt emigracionit dhe po shuan shpresën për një jetë me dinjitet në vend,” – përfundon deputetja.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?