Jorida Tabaku

Politikë

Jorida Tabaku takim me drejtuesit dhe punonjësit e një fasonerie: Industria në krizë nga politikat anti-biznes

28 Mars, 10:44| Përditesimi: 28 Mars, 10:48

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku zhvilloi këtë të premte një takim me drejtues dhe punonjës të një fasonerie, ku u diskutuan sfidat që po përballet industria prodhuese në vend, veçanërisht sektori i fasonit, një ndër më të rëndësishmit për eksportet shqiptare.

“Industria fason është burim të ardhurash për mbi 70 mijë familje shqiptare. Ajo përfaqëson modelin e punës dhe të eksporteve ‘Made in Albania’, por sot po goditet rëndë nga politikat fiskale të qeverisë socialiste,” deklaroi Tabaku.

Sipas saj, taksat e larta, zhvlerësimi i qëllimshëm i lekut në një ekonomi të paformalizuar dhe me ndikim të lartë të parasë së pistë, po ndikojnë negativisht te rrogat e punëtorëve dhe qëndrueshmëria e biznesit.

“Kemi më shumë taksa për biznesin prodhues dhe më pak të ardhura për qytetarët. Çmimet rriten, rrogat mbeten të ulëta, dhe vendet e punës janë në rrezik. ‘Made in Albania’ po mbytet nga një ekonomi që favorizon ndërtimet pa kriter dhe pastrimin e parave,” u shpreh deputetja e PD.


Tabaku shprehu angazhimin e saj për të qenë zëri i këtyre punëtorëve dhe bizneseve në Kuvend, duke theksuar se modeli që duhet të mbështetet është ai i prodhimit dhe punës së ndershme, jo ai i spekulimit financiar dhe betonizimit të ekonomisë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?