Jorida Tabaku

Politikë

Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa e Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

9 Prill, 12:02| Përditesimi: 9 Prill, 12:06

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka theksuar se problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë është vetë shteti. Nga çdo cep i vendit, thirrja që dëgjon është e njëjtë: taksa, taksa, taksa!

Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Tabaku prezantoi dy masat urgjente të programit të 100 ditëve të para: taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë për familjet në nevojë.

Sipas saj, këto janë hapat e parë për të prekur ekonominë reale, për të lehtësuar jetesën e familjeve dhe për të kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve.

“Çdo qytetar që takoj, çdo dorë që shtrëngoj, çdo derë që trokas – më thotë të njëjtën gjë: na ka mbytur barra fiskale,” deklaroi Tabaku.

Ajo theksoi se opozita ka një program konkret dhe të ndershëm për të ndihmuar qytetarët në një kohë të vështirë ekonomike.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?