Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Jorida Tabaku: Të luftojmë që askush të mos ketë forcën për t’i kërcënuar mediat

14 Tetor, 18:26| Përditesimi: 14 Tetor, 21:03

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një konferencë të zhvilluar ditën e sotme me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias, ngriti shqetësimin e saj ndaj përdorimit të padive si mjet për të heshtur fjalën e lirë dhe për të frikësuar gazetarët.

Si Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Tabaku theksoi angazhimin e saj për të çuar përpara këtë çështje, duke bashkëpunuar ngushtë me shoqërinë civile dhe median, për të siguruar se thënia e së vërtetës në Shqipëri nuk do të jetë luks, por një e drejtë e patjetërueshme.

"Patëm sot një diskutim me organizata të shoqërisë civile, me përfaqësuesit e medias , për të hapur një diskutim kombëtar sesi mund të evitojmë autocensurën, sesi mund ti mbrojmë gazetarët për të thënë të vërtetën, sesi mund të stimulojmë që në Shqipërinë e 2024 , thënia e së vërtetës mos të jetë tabu, mos të jetë luks por të jetë një e drejtë reale që e ka kushdo" shkruan Tabaku.

Tabaku thekson se sot duhet që të luftohet që askush të mos ketë forcën për t’i kërcënuar mediat.

“Ambienti i medias është bërë mbytës e ne duhet të luftojmë çdo ditë ashtu si luftojmë për çdo gjë tjetër, duhet të luftojmë dhe për lirinë e fjalës që askush mos të ketë forcën dhe kërcënimin e një padie për ti kërcënuar mediat, për të mbyllur mediat e për ti ndaluar ato për të denoncuar çdo ditë si kanë bërë deri më sot. Unë këtë angazhim e mora qartësisht si Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe do vazhdoj ta çoj deri në fund, ashtu si çdo iniciativë tjetër që kam marrë", thotë ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 14/10/2024 20:22

    Po mi byth lëpirsja e saliut!Janë 70% kanalet e TV, janë që bojnë politiken e kriminelit tuaj Beyrisha.

    Përgjigju
  • Linda: 14/10/2024 18:43

    Oligare miliardere Sude Tabaku ne Shqiperi po te fytesh live ne kanalin e PD ose te kanali Syri kanali juaj privat dhe i familjes kriminele Berisha po te japesh nje mendim ose te shkruash dicka futen " te fortet" tuaj qe djegin dhe shkaterrojn pronen e popullit e te kercenojn dhe te ofendojn me shume "modesti" duke u bazuar ne teorin e liris se mediave!! Ne cfare planeti jeton moj deputete qe paguhesh dyfish dhe nuk njef realitetin shqiptar????Mbaroni detyrimet e hapura qe keni me drejtesin shqiptare pastaj " betohuni" se sa shume do punoni!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?