Politikë

Tabaku: Vendimi për inceneratorin e Tiranës një thërrime në përgjegjësinë e atyre që e firmosën, pas 11 majit PD do u ofrojë drejtësi qytetarëve

16 Prill, 15:36| Përditesimi: 16 Prill, 16:34

  • Share

Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin e GJKKO për incineratorin e Tiranës, një thërrime në përgjegjësinë e atyre që e ideuan dhe firmosën.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se pavarisht vendimit të togave të zeza, për incineratorin e Tiranës vijojnë ende të paguhen çdo ditë 88 mijë euro.

‘Vendimi gjykatës sot për çështjen e inceneratorit të Tiranës, është një thërrime në përgjegjësinë që duhet të ishin përpara drejtësisë, kushdo që e ka ideuar, konceptuar, miratuar dhe zbatuar, por ndërkohë vazhdon dhe paguan dhe sot e kësaj dite çdo ditë 88 mijë euro. Përgjegjësit e inceneratorit të Tiranës, ashtu siç e ka faktuar dhe PD, nëpërmjet komisionit hetimor të inceneratorëve, nisi nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ka firmosur të gjitha dosjet, por njëkohësisht edhe vendimet për inceneratorin e Tiranës.

Engjëll Agaçi, personi përgjegjës i cili ka krijuar të gjithë infrastrukturën ligjore, për të mbështetur inceneratorin e Tiranës. Erion Veliaj, i cili është i pari që nën dëshmi ka shkelur ligjin duke firmosur një kontratë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe duke angazhuar 130 mln euro nga qytetarët e Tiranës.

Arben Ahmetaj, i cili rezistoi, por më pas pranoi për ti dhënë dakordësinë kësaj kontrate. Damian Gjiknuri për mos ndërprerje të kontratës dhe përgjegjës kryesor për zbatimin e saj. Belinda Balluku e cila kishte përgjegjësinë për Njësinë e Zbatimit të Projektit, për pagesat e përditshme të inceneratorit. Lefter Koka, njëkohësisht si iniciatori i ofertës së pa kërkuar. Një sërë zyrtarësh të nivelit të dytë, rreth 60 të tillë të përfshirë në vendimin për inceneratorin e Tiranës', tha ajo. 

Sipas Tabakut, Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e Ramës, Agaçit dhe Veliajt, personazhe që sipas saj, nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, duke marrë një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që ndryshe njihet si vjedhja më e madhe e shekullit.

‘Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e tre personave, që nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, që nuk e njihnin sektorin, që nuk kishin absolutisht asnjë burim financiar për të mbështetur këtë projekt, dhe morën një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që njihet si vjedhja më e madhe e shekullit. Gjatë komisionit hetimor ne i hapëm dyert publikut për të bërë transparencë dhe qytetarët panë se, inceneratori përveç të gjithë këtyre pagesave që vazhdojnë e bëhen deri më sot, 100 mln euro kanë arritur deri ditën e sotme', tha ajo. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?