Klubet e Superligës shqiptare të futbollit janë duke plotësuar organikën për sezonin e ri. Në Vlorë dhe Tiranë janë duke u bërë disa lëvizje me rëndësi, me dy klubet që kanë një gjë të përbashkët; të 'pastrojnë' figurën pas paraqitjeve zhgënjyese.
Flamurtari - Pasi zyrtarizuan spanjollin Carlos García si trajnerin e sezonit të ri, në Vlorë duket se janë të dashuruar pas spanjollëve. Tanimë për mesin e fushës pritet të mbërrijë në Vlorë José Rodríguez Martínez, mesfushori 30-vjeçar që debutimin në sallonin e madh të futbollit e ka bërë as më pak e as më shumë, por në "Bernabeu".
Data 1 dhjetor 2012 mbahet mend mirë nga 30-vjeçari, që asokohe vetëm 17 vjeç debutonte për Real Madridin në fitoren 2-0 kundër Atletico Madrid. Në stol ishte një si Jose Mourinho, që i besoi djaloshit një minutë në fundin e ndeshjes duke e zëvendësuar me Karim Benzema.
Karriera e Rodriguez më pas pati ulje-ngritje, duke kaluar te Galatasaray, Mainz, Malaga, Macabi Tel Aviv, Fortuna Sittgard, Fuenlabrada, Macabi Haifa, Union SG, Hapoel Tel Aviv dhe së fundmi te Adana Demirspor. Prej një viti ai nuk është aktiv, ndërsa kërkon të gjejë formën në Vlorë.
Futbollisti nuk është prezantuar ende, por në kanalet e komunikimit ka bërë vetë zyrtarizimin duke mos pritur klubin.
Jose Rodriguez zyrtarizon veten te Flamurtari
Etienne Tare - Tirana ka gjetur akordin dhe sulmuesi 21-vjeçar, Etienne Tare do jetë pjesë e bardhebluve. Djali i Igli Tares, Etienne sezonin e shkuar e nisi me Skënderbeun në Korçë për gjashtë muaj, ndërsa pjesën tjetër të sezonit e vijoi me Dukagjinin në Kosovë. Ai është i formuar te Lazio, si dhe ka qenë pjesë e ekipeve të dyta të Rapidit të Vienës dhe Sturm Grazit.
Etienne Tare
Komente

Kur i ati megjithato mundesi nuk gjen mundesi ti gjej nje "vend pune" kuptohet se cfare futbollisti eshte
Përgjigju