Armando Broja

Jose Mourinho kërkon Armando Brojën

8 Korrik, 21:41| Përditesimi: 8 Korrik, 21:42

  • Share

E ardhmja e Armando Brojës është ende e paqartë. Është i sigurt largimi i sulmuesit shqiptar nga Chelsea, por nuk dihet se kush do të jetë destinacioni i radhës.

Të shumta janë skuadrat europiane që kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar, mes tyre edhe emra të njohur të kontinentit si Milan apo Napoli. Por në orët e fundit, në mediat turke është publikuar lajmi se Fenerbahce kërkon që të përforcojë sulmin dhe një nga emrat që pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho është ai i Armando Brojës.

Kartoni i sulmuesit vlerësohet rreth 22 milionë euro dhe drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelsea për të transferuar në kampionatin turk talentin shqiptar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?