Bota

Takimi informal në Çeki/ BE do ndalojë dhënien e vizave për shtetasit rus! Borrell: Të gjithë dakord! Ende s’ka dokument zyrtar

31 Gusht 2022, 15:30| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 22:01

  • Share

Ministrat e Jashtëm të BE vendosin pezullimin e marrëveshjes së vizave me Rusinë. Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar në Pragë, ku është diskutuar të rishikohen edhe vizat e lëshuara tashmë. Nga ky vendim do përjashtohen shtetas dhe grupe personash të caktuar. Në takimin e Pragës u vendos një qasje politike më e ashpër ndaj Moskës.

Bashkimi Europianë ka rënë dakord për të pezulluar marrëveshjen për dhënien e vizave ndaj shtetasve rusë. Lajmin e bëri të ditur kryediplomati i BE Josep Borrel, i cili bëri publik vendimin e marrë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të bllokut e zhvilluar në Çeki, Pragë.

“Kemi rënë dakord politikisht, ende s’ka tekst zyrtar për këtë diçka duhet bërë. Politikisht kemi rënë dakort, së pari për të pezulluar plotësisht marrëveshjen për lehtësimin dhënien e vizave shtetasve rus. Së dyti, vizat do të jepen për grupe apo persona individualë të cilët do vlerësohen rast pas rasti, pasi BE nuk ka qëllim të largoj veten ndaj shtetasve rusët të cilët janë shprehur kundër regjimit në Rusi, apo shoqërisë civile. Kemi rënë dakord që pasaportat ruse që janë në zonat e pushtuara në Ukrainë, nuk do të njihen”, tha Borrel.

Borrel tha se në takim u disktua që të merret kjo masë edhe për vizat e dhëna më herët ndaj shtetasve rusë.

“Gjatë debatit, disa kundërshtime ka patur mbi ndalimin e milionave ekzistuese, dhe kjo duhet adresuar në këtë situatë dhe duhet një qasje e përbashkët. Ne vendosëm të që komisioni të shohi këtë situatë dhe të nxjerri linja guidë.  Situata në vendet kufitare me Rusinë dhe janë pjesë e sfidës dhe për këtë është kërkuar që këto vende të marrin masa në nivel kombëtar për të ulur pranimin në vendet e tyre dhe nga vendet e tyre drejt BE të shtetave Rus, duke iu përgjigjur ligjeve të zonës Shengen”, tha Borrel.

Shefi i politikës së Jashtme të BE vlerësoi si pozitive faktin se vendet e unionit europian kanë një qasje të përbashkët që dënon edhe njëherë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe që shfaqet e bashkuara në mbështetje të Kievit zyrtar. Pas këtij vendimi, ka reaguar Rusia duke paralajmëruar pasoja për Evropën duke sqaruar se ende nuk e kanë vendosur se cila do të jetë 'goditja' për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave.

Në shkurt, pasi Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, Bashkimi Evropian kufizoi vizat për zyrtarët rusë, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe drejtorët e kompanive, por vizat turistike ishin ende të lejuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga BE-ja të mbyllë kufijtë për të gjithë rusët, përfshirë turistët, duke thënë se ata duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, të cilën Kremlini e quajti “irracionale” dhe premtoi një përgjigje.

Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë me Rusinë në Evropë ka zvogëluar numrin e kërkesave për viza turistike ruse duke i kufizuar në 10%, sepse, sipas ligjit finlandez është e pamundur të ndalohet plotësisht hyrja në bazë të shtetësisë së aplikantit.

Për shkak të sanksioneve të BE-së që mbyllën hapësirën ajrore evropiane për fluturimet nga Rusia, qytetarët rusë masivisht iu drejtuan udhëtimeve tokësore përmes Finlandës për të arritur në vendet e tjera evropiane.

Ora 21:50
BE vendosi ndalimin e vizave për qytetarët rusë/ Rusia paralajmëron: Evropa do të ketë pasoja, do të përballet me diçka që nuk e pret

1661975656_rusi.JPG

Pas vendimit të BE për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave për shtetasit rus, ka ardhur një paralajmërim nga Rusia për Europën.

“Shkelja, anashkalimi apo tërheqja e BE-së nga marrëveshja për lehtësimin e vizave me Rusinë nuk do të mbetet pa pasoja. Ne do të vendosim vetë nëse masat do të jenë simetrike, asimetrike apo diçka që BE-ja nuk e pret”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.

"Nëse Brukseli vendos të qëllojë veten në këmbë përsëri, atëherë është zgjedhja e tyre," shtoi ai. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?