Josif Papagjoni: Në kulturë bëhen kompromise, komuniteti artistik s’ka interes për kritikë!

5 Dhjetor 2020, 18:30| Përditesimi: 5 Dhjetor 2020, 21:51

  • Share

Kritiku i artit Josif Papagjoni përmbledh në një libër “Fjala, loja dhe imazhi”. Ai rrëfen të qenit kritik arti në vendin tonë gjatë 50 viteve, para edhe pas viteve ’90.

“Më është bërë natyrë e dytë kritika që në vitet ’69 që isha student. Gradualisht nga pasion m’u bë profesion, edhe më ka shoqëruar, si një farë muze. Kam qenë një njeri që kam dashur artin shumë, mbarova Institutin e Arteve edhe u bëra kritik. Deri më sot kam botuar rreth 30 libra. Ky libër ka një kohështrirje rreth 15 vitesh, ku unë kam selektuar vetëm 50 shkrime, që mund të qëndrojnë më gjatë në kohë”, shprehet Papagjoni.

Papagjoni paralelizon kritikën zyrtare gjatë regjimit socialist, me atë çka ndodhi më pas me të pas viteve ‘90

“Para viteve 90 kritika ishte zyrtare, kishte pushtetin e partisë shtet, të ideologjisë, ku kritiku s’dilte dot jashtë vijës. Kritiku ishte madje një prokuror, që mbrohej edh mirëpritej, përgjithësisht i pakundërshtuar se shfaqej si mendim institucional. Por, mos të harrojmë se ishte një kritikë e ndotur, se merrej më shumë me ideologjinë. Një zgjatim i ideologjisë dhe partisë shtet. Por pas viteve ‘90 ne fituam lirinë, edhe kjo liri e çliroi kritikën nga kthetrat. Fitoi frymëmarrje dhe u bë më shumë e ndjeshme, më poetike”.

Studiuesi rrëfen se nisi të bënte bashkëjetesë me artin, duke e bërë më të perceptueshme veprat e artistëve. Po, ku është e meta e kritikës sot?

“Është tek mungesa e përkrahjes, jo vetëm e shtetit, por edhe e shoqërisë. Pasi as komunitetet artistike nuk janë të interesuara që të ketë një kritike të d’lirë. Është e vështirë që një artist të pranoi dështimin. Sot të bëhesh kritik nuk ushqen dot familjen. Nuk kemi një shkollë kritike. Ka shkolla të posaçme, që janë për dramaturgjinë, tekstin dhe kritikën. Duhet krijuar një farë institucionalizimi i kritikës, që kritikën të jenë pjesë e revistave dhe gazetave. Kritiku nuk duhet vetëm të shkruajë bukur, duhet të ketë edhe karakter të fortë. Duhet të ketë një integritet të lartë moral. Të jetë i ndershëm dhe guximtar”, përfundon Papagjoni.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?