Raporti i gardës Civile të Zamora-s në Spanjë, vendi ku humbën jetën futbollistët Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre, thotë se futbollisti i Liverpool ishte ai që ngiste makinën në momentin e aksidentit. Rol të rëndësishëm në përcaktimin e shoferit patën edhe të afërmit, të cilët njohën sendet e Jota-s në sediljen në fjalë.
Sipas raportit, që përcaktohet si ende jo përfundimtar, Lamborghini i vëllezërve lëvizte me shpejtësi më të lartë se sa lejohej. Kjo e përcaktuar nga shenjat e një gome të lënë në rrugë. Jota dhe Andre Silva humbën jetën në orët e para të së enjtes, teksa Diogo po kthehej në Liverpool për të nisur fazën përgatitore. Fatkeqësisht rezultoi udhëtimi i fundit bashkë me të vëllanë, të cilët u varrosën të shtunën në qytetin e tyre të lindjes në Oporto.
Komente
