Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Jozefina Topalli rikthehet në strukturat e PD, surpriza e Bashës me statutin e ri

20 Prill 2018, 21:56| Përditesimi: 20 Prill 2018, 22:18

  • Share

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar, forumit më të lartë vendimmarrës në selinë blu. Ka qenë kjo lëvizja surprizë e Lulzim Bashës në pikun e debatit për ndryshimet statutore, ku kritikët kanë kryeqëzuar kryetarin demokrat për uzurpim të PD-së. 

Kjo ka qenë një nga pikat e propozimeve të dy anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri dhe Edit'h Harxhi dhe ka gjetur dakordësinë e kryedemokratit dhe anëtarëve të tjerë demokratë. 

"Shqiptarja.com" ka mësuar se në diskutimet tek neni për Këshillin Kombëtar, veç ata që janë parashikuar më herët, do të bëhen pjesë edhe ish-kryetarët e Kuvendit nga radhët e PD. Përveç Jozefina Topallit, postin e kryetarit të Kuvendit në të kaluarën e ka mbajtur edhe Pjetër Arbnori, por ai nuk jeton më. Prandaj, frytet e këtij ndryshimi në statut do i "gëzojë" vetëm ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli.  

Ndryshimet statutore do t'i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD pas një jave, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill. 

Komento

Komente

  • Γιαννης: 21/04/2018 09:42

    ZHOSI E DHJEU DHE HNGRI PRAP.

    Përgjigju
  • Kull: 20/04/2018 22:28

    Kaç Islami jo?

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 20/04/2018 22:15

    Çfar do bëj tani zhelefina do vazhdoi të kundërshtoi apo tani që ju afrua tasi i bollgurit do uli kokën e do përtypet e sdo flasi më se e ka gojën plot . Të presim zhelefinën si do veproi.

    Përgjigju
    • konjak: 21/04/2018 13:38

      Me pelqen marveshia e zonjes Topalli me PD,do tu sugjeroja marveshie te sinqerta gjith anetareve te saj, qe mendojne ndrishe.Vetem me dashuri,respekt e sinqeritet mund te shkohet ne perparim.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?