Jozefina Topalli nis fushatën nga Lezha: Ftoj Ramën, Bashën dhe Metën në debat publik! Kreu i PD-së më vodhi sloganin e partisë

25 Mars 2021, 13:14| Përditesimi: 25 Mars 2021, 13:58

  • Share

Lëvizja për Ndryshim ka zgjedhur Lezhën që të çelë zyrtarisht fushatën elektoralë për zgjedhjet e 25-prillit.

Gjatë prezantimit të kandidateve të kësaj force politike për Qarkun e Lezhës, drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka ftuar publikisht për një debat publik drejtuesit e partive kryesore në vend Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, edhe këtë të fundit e cilëson si drejtues të LSI-së.

‘Është një thirrje drejt kurajës është një betejë kundër klasës politike të kalbur. Lëvizja për Ndryshim është një lëvizje kundër tre kryetarëve që kanë monopolizu jetën politke shqiptare që të tre janë figura shumë të korruptuara. Dhe unë sot u kërkoj atyre  dy gjëra që së pari të bëjnë transparencë për pasurinë e tyre dhe së dyti meqë sot ka filluar fushata elektorale, po ju bëj një ftesë që të dalin në një debat publik. Unë ftoj Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën që të dalin në debat publik së bashku me mua për të bërë bilancin e politikës së tyre individuale dhe tu tregojnë shqiptarëve se çfarë kanë bërë këto tre personazhe dhe ku e kanë çuar Shqipërinë pasi kanë provuar të gjitha pozicionet e ekzekutivit. Nuk ndodh kurrë në asnjë vend të botës të kesh të njëjtat figura për tre dekada pasi kanë provuar të gjitha pozicionet e qeverisjes. A kanë mbetur gjë që ato të provojnë gjë tjetër.’- tha Topalli.

Ajo ka akuzuar opozitën për vjedhje të sloganit, duke deklaruar se është absurditet të presësh ndryshim nga Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të cilët janë të provuar në qeverisje.

‘Kur dëgjoj se ato pasi kanë vjedhur edhe fjalën ndryshim nga logoja jonë. Të thonë se ne jemi ndryshimi janë qesharakë! Të jetë ndryshimi Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, është sikur këtu në vendin tonë nuk ekziston askush tjetër përveç tyre dhe familjes së tyre.’- tha Topalli.

Lista e kandidateve për deputet të Lëvizjes për Ndryshim në Qarkun e Lezhës kryesohet nga vetë drejtuesja e kësaj force politike, Jozefina Topalli.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?