Iu afrua me armë selisë së PS ku ndodhej Rama, dy muaj pas arrestimit Vladimir Gjuta përfundon me mbikëqyrjeje të posaçme

14 Prill 2020, 09:44| Përditesimi: 14 Prill 2020, 14:52

  • Share

Dy muaj pasi oficerët e Gardës së Republikës, arrestuar shumë pranë selisë së Partisë Socialiste, Vladimir Gjutën, i cili mbante me vete një armë pistoletë me 18 fishekë dhe një shumë financiare mbi 100 mijë euro, rezulton se Gjuta, tashmë është futur në regjim të thellë izolimi.

Ky vendim është ndikuar nga sjellja e keqe e tij në ambientet e paraburgimit, duke u konfliktuar me gardianët e burgut, çka ka sjellë marrjen e vendimit për izolimin e tij. Për një periudhë 3 mujore, Gjuta nuk do ketë kontakte me të paraburgosur e tjerë në burgun e Fierit, familjarët dhe shokët e tij, pasi Gjykata e Fierit, ka vendodur njw regjim tw posaçwm mbikëqyrjeje.

Vendimi për izolimin e Gjutës është marrë në 11 prill 2020 nga gjyqtari i Fierit, Taulant Banushi, i cili ka vendosur: “…pranimin e kërkesës së prokurorisë, duke konfirmuar si të ligjshme masën e përkohshme të vendosjes në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për të paraburgosurin Vladimir Gjuta, të caktuar me urdhrin e datës 9 prill 2020 ora 22:00, nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve…”.

40-vjeçari Gjuta, është një emër i njohur kryesisht 5-vitet e fundit, veçanërisht sa i takon një hetimi të nisur nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, për shpërthimin me tritol të kryer ndaj farmacisë të babit të ish-ministrit Tahiri. Ai u lirua nga paraburgimi më 5 shkurt 2020, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar rëndë njërin sy.

Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria, kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë. Por 5 ditë pasi kishte dalë nga qelia, Gjuta kapet me pistoletë në brez nga punonjësit e Gardës së Republikës, pasi ishte afruar shumë pranë selisë së PS, aty ku ndodhej dhe kryeministri Edi Rama. Që prej kësaj ngjarje, Vladimir Gjuta, ndodhet në burg pasi gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Oni: 14/04/2020 17:10

    Shtet kriminelash.. Rival ..e te pabes.. Krejt me arme I ka zoti Edi aty ne shijak te dhoma e rrefimit..Ti fus te Bis .. “Ky armen e ka pas per vetmbrojtje si shumica e njerzve be shqipri.. Mos e mohoni krejt populli shqiptar I ka tavanet e oborret plot. Ky nuk eshte per Bis Apo si duket ju ka shpetuar ne brek o te pabrek

    Përgjigju
  • Drejtesi: 14/04/2020 16:09

    Se jan rob..se lirojn “Se krejt me arm jan “ Po I rrofshin lesht .. Ai nuk eshte per ate lloj izolimi.

    Përgjigju
  • Rene: 14/04/2020 12:35

    Po kte pse nuke lirojne.ky vetem me arme u kap.Ata liruan nipin e deputetit qe vrau njeri edhe ate Kucin e urryer qe i mori jeten nje personi kurse ky te pakten ska vrare njeri.Drejtesi

    Përgjigju
  • Spitali Nr.5: 14/04/2020 11:14

    Futini nje shiringe ne tru ketij dhe mbarojeni brenda burgut, eshte komplet psikopat dhe rast i pashprese per t'u kthyer ne normalitet.

    Përgjigju
  • fare: 14/04/2020 10:46

    shpetoi ky, ska coronavirus ne bis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?