Julian Deda, e ëma Rozina dhe i vëllai Mario

'Ju du t'qeshun', Juli tregon amanetin e fundit të Zef Dedës përpara se të ndërronte jetë

27 Nëntor 2023, 22:18| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 22:25

  • Share

Shkodra i dha lamtumirën të shtunën (25 nëntor) artistit të madh Zef Deda në hollin e Teatrit Migjeni shtëpisë së tij të dytë. 

I biri, aktori i njohur, Julian Deda, përmes një postimi prekës në facebook ditën e sotme ka treguar amanetin e fundit të të atit.

Para se të largohej nga kjo botë, Zef Deda i kërkoi familjes që të ishin të qeshur.

"Porosia e tij e fundit "ju du t'qeshun", do shkoje ne vend. Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..", shkruan Juli.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?