Shëndeti

Ju grijnë mushkonjat...! Mësoni arsyet pse jeni të preferuarit e tyre

17 Qershor 2019, 14:08| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 14:21

  • Share

Mushkonjat janë një nga super shqetësimet e njerëzve gjatë verës. Ndjeheni se në dallim nga të tjerët ju jeni ndër më të preferuarit e mushkonjave...? Për këtë ka disa arsye:

Ushtrimet - Kur ushtroheni, temperatura e trupit tuaj rritet ndjeshëm. Më pas trupi mban shumë nxehtësi që tërheq mushkonjat. Nëse ushtrimet tuaja i bëni në natyrë, sugjerohet që të përdorni një locion për t'i shmangur ato.

Sugjerohet gjithashtu që në ambjentin ku jetoni higjena të jetë parësore. Gjithashtu mundohuni të mos i prekni shenjat që lë kafshimi i mushkonjës, për të shmangur infektimet.

Lloji i gjakut – Grupi i gjakut 0 është i prirur më tepër për kafshimet e mushkonjave. Ky grup gjaku ka 83% më shumë shanse që të tërheqë mushkonjat. Ky është një lajm i shkëlqyer për personat që nuk i përkasin këtij grupi, por aspak i mirë për të tjerët.

Pirja e pijeve alkoolike - Kur pini pije alkoolike, sidomos kur pini birrë, trupi juaj ka prirje të djersijë. Djersa ka prirje magjike për të tërhequr mushkonjat. Në një studim doli se personat që konsumuan 3 birra u vunë në shënjestër të mushkonjave 30% më shumë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?