Einxhel Shkira

'Ju jeni popull që duhet t’ju mashtrosh', Einxhel Shkira reagon e revoltuar në rrjetet sociale

28 Tetor 2022, 20:19| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 20:20

  • Share

Einxhel Shkira tha dje se do të shkonte ne emisionin e binjakëve Veshaj vetëm nëse i ofroheshin para. Kjo deklaratë e moderatores nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e ndjekësve, duke shpërthyer në kritika. Einxhel ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në Instastory duke u shprehur se njerëzve nuk u pëlqen e vërteta.

"Bëj një “live” të vetëm dhe konstatoj që shoqëria jonë vazhdon të ngelet një shoqëri maskiliste. Edhe më e keqja e di kush është? Më maskiliste nga të gjithë janë vetë femrat. Dhe e keqja tjetër është se një mashkull mund të flasë lirisht për një vajzë, të thojë çfarë ti ketë qejfi,kurse një vajzë nuk mund t’ja përmendi emrin. As kur nuk është duke e sharë.

Kurrësesi mua asnjëherë nuk më lejohet të jap mendimin tim, as të sqarohem, se qani të gjithë. Ju sigurisht vazhdoni të mos më kuptoni mua, madje më keqkuptoni. Nuk e di pse e keni kaq problem të thënurit të vërtetën. Edhe nëse nuk është e vërteta e të gjithëve, është e vërteta ime është ajo çka unë dua të them, nuk ma ndryshoni dot ju.

Mesa kuptoj mezi paskeni pritur që unë të flas, dhe të vazhdoni të lehni. Ju jeni një popull që nuk e doni me të mira, juve ju duhet tju mashtrosh, tju ofendosh, tju vësh në lojë, tju përdorësh. Më vjen inat se të tjerët janë gati me heq edhe brekët e veta për klikime, kurse unë them të vërtetën. Einxhel flet se di të flas dhe mundet të flas,” tha Einxhel.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?