Foto ilustruese

Ju ka skaduar pasaporta? Zgjatet vlefshmëria deri në datën 31 dhjetor 2020

4 Qershor 2020, 13:24| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 13:32

  • Share

Për të gjithë personat që u ka skaduar pasaporta, Ministria e Brendshme ka dhënë njoftimin se ato do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se miratimi i vendimit për afatin e vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, do të zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.

Sipas njoftimit në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka vendosur si më poshtë:

Neni 2

Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:

Neni 14/3

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?