Caitlyn Jenner, Regev Gur dhe momenti nga sulmet në Izrael

Bota

'Lutuni për ne', e bllokuar në bunkerin izraelit, Caitlyn Jenner ndan bisedat me fëmijët gjatë sulmit iranian

14 Qershor, 09:26| Përditesimi: 14 Qershor, 09:44

  • Share

Caitlyn Jenner po pinte verë dhe u dërgonte mesazhe anëtarëve të familjes së saj ndërsa bombat binin si shi pranë hotelit të saj në Tel Aviv.

Ndërsa Irani e goditi Izraelin me raketa balistike në një kundërsulm, ish-olimpianja u tha të dashurve të saj se po merr të gjitha masat paraprake për të qëndruar e sigurt.

Në një intervistë të dhënë për një televizion lokal Jenner tregoi se kishte folur me vajzën e saj mes kaosit.

"Fola me vajzën time Kylie i thashë mos u shqetëso, jam e sigurt dhe këtu do të kujdesen për mua", tha ajo.

Jenner po ashtu ishte aktive edhe në rrjetet sociale për të informuar ndjekësit e saj mbi situatën.

Duke postuar një foto ku shiheshin shpërthime që ndriçonin qiellin e natës, ajo shkroi: “Lutuni për të gjithë ne. Do të fitojmë. Jam e lumtur që qëndroj me Izraelin sot, tani më shumë se kurrë.”

Ndërkohë një anëtari i familjes së saj tha për Daily Mail se Jenner kishte shërbim telefonik gjatë gjithë valës së parë të sulmit dhe e menaxhoi situatën me qetësi. Ajo madje pozoi për një foto duke mbajtur një gotë verë të kuqe me influencuesin Regev Gur.

Jenner ishte në Tel Aviv për të qenë kryesuese e paradës së krenarisë të së premtes dhe postoi foto të saj në disa nga vendet më ikonike të rajonit: Kibbutz Be’eri, vendi i Festivalit Nova dhe Muri Perëndimor i Jerusalemit.

Por natën para paradës, Izraeli kreu një sulm ushtarak kundër Iranit, duke synuar centralet bërthamore. Organizatorët e anuluan paradën për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, por Jenner mbeti e bllokuar në vend ndërsa aeroportet u mbyllën.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 14/06/2025 10:26

    Rrac mu.....t

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?