”Ju lutem, nuk marr dot frymë” kjo ka qenë një nga fjalitë e fundit që tha George Floyd-it, afro-amerikani që humbi jetën nën gjurin e policit në Minneapolis-it.
Pikërisht kjo fjali është ngjitur në qiellin e pesë qyteteve të mëdha me ndihmën e një avioni.
Artisti nga Dallas-i Jammie Holmes gjeti një mënyrë për t’i përjetësuar fjalët e fundit dhe thirrjet e Floyd-it për ndihmë.
Gjatë fundjavës, banera në të cilët shkruhej ” Ju lutem, nuk marr dot frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë në qiell të mbajtur nga aeroplanë në Detroit dhe New York.
Fjalët e fundit të George Floyd-it, janë kthyergjithashtu në slogane të fuqishme për protestuesit në SHBA.
Vdekja e tij ka sjellë reagime te forta në SHBA, ku kanë shpërthyer protesta të dhunshme.
Lajmi kryesor: