Kronikë

Ju mori nga 250 € dhe i la në mes të rrugës, kapen afër Kapshticës 6 kurdë, mes tyre dy fëmijë e një grua

4 Korrik 2018, 16:21| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 18:31

  • Share

Gjashtë shtetas kurdë irakianë janë kapur në territorin shqiptar, teksa kishin hyrë nga pika kufitare e Kapshticës dhe do të transportoheshin me taksi drejt Tiranës.

Burime i thanë Report Tv se taksisti i ka gënjyer refugjatët, duke ju marrë nga 250 euro, dhe i ka transportuar në një qendër shëndetësore në fshatin Koritë, jo shumë larg Kapshticës, duke ju thënë të shkojnë se është kamp.

Më pas, taksisti është larguar, ndërsa ka qenë policia që ka pikasur shtetasit e huaj, tre burra, dy fëmijë dhe një grua. Uniformat blu i kanë marrë emigrantët dhe po i transporton drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Komento

Komente

  • Emigrants: 04/07/2018 18:25

    Ku eshte tradita jone o popull?policia te kerkoje ballafaqim mes refugjateve dhe taksistit dhe denim I Menjehershem per kete monster,ku jane zakonet tona?Turp,turp,

    Përgjigju
  • Kthejini mbrapa nga erdhën!: 04/07/2018 17:11

    Dërrmojeni taksistin burg me punë të detyruar në gurore të lidhur këmb e duar! Kështu baj ga do të kuptojë se çdo të thotë të jesh i lirë dhe ta humbasësh atë, lirinë. Dërrmojeni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?